Pika për ndërrimin e dokumenteve personale në SP “Prolet” do të punojë edhe nesër edhe pasnesër
Nesër dhe pasnesër, nga ora 8 deri në orën 16, do të punojë pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” në Shkup.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, qytetarët që duan të ndërrojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa caktuar termin paraprak.
Të shtunën nga ora 8 deri në orën 16 do të punojnë edhe sportelet për për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në RTMV dhe Beko.