Pika kufitare Bllacë mbyllet përkohësisht për shkak të zjarrit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – pika kufitare Bllacë në të dy drejtimet. Si pasojë, është mbyllur përkohësisht edhe pika kufitare Bllacë.
“U bëjmë apel qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt kësaj pike kufitare deri në shuarjen e plotë të zjarrit dhe normalizimin e trafikut. Opinioni do të njoftohet në kohë për çdo ndryshim,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Edhe Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka konfirmuar informacionin e njëjtë, duke theksuar se rruga Shkup – Hani i Elezit është e bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informacion shtesë, autoritetet do të informojnë publikun në kohë reale.