Piastri triumfon në Arabi dhe merr renditjen e botërorit, penalizohet Verstappen

Piastri triumfon në Arabi dhe merr renditjen e botërorit, penalizohet Verstappen

Oscar Piastri ka arritur fitoren e tretë sezonale në Formula 1, teksa ka festuar edhe në garën për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, duke konfirmuar se është në formë të shkëlqyer.

Piloti i McLaren festoi përpara Max Verstappen, i cili u godit gjithashtu me një penallti prej pesë sekondash, ndërsa Charles Leclerc i Ferrarit përfundoi në vendin e tretë. 

Përveç festimit të herës së tretë të këtij sezoni në pesë gara, Piastri kështu mori kryesimin në renditjen e përgjithshme, ndaj është padyshim një konfirmim i formës së madhe të surprizës më të madhe të sezonit. Piastri festoi edhe javën e kaluar në Bahrein. 

Duke udhëhequr kampionatin deri në këtë garë, Lando Norris në një farë mënyre ia doli të ngjitej në pozitën e katërt pas një gabimi të madh që bëri në kualifikim, kështu që iu desh të niste nga pozita e 10-të. 

Piastri nuk pati asnjë problem për të arritur fitoren sot, dhe gara praktikisht u vendos që në fillim kur Verstappen preu një kënd në përpjekje për të shmangur sulmet e Piastrit. 

Verstappen u ndëshkua me pesë sekonda për përfitim të padrejtë në avantazh. Piasti e shfrytëzoi këtë, kaloi në avantazh dhe e mbajti lehtësisht deri në fund. 

Gara u shënua edhe nga një incident mes Yuki Tsuonda dhe Pierre Gasly që në fillim, kur në pistë hyri edhe mjeti i sigurisë, i cili kohët e fundit është kthyer në një “traditë” për Arabinë Saudite. Makina e francezit u shkatërrua, ndërsa japonezi u përpoqë të kthehet, por shpejt u dorëzuan. 

Pas treshes në podium, pesëshen më të mirë e mbyllën Lando Norris dhe George Russel. Andrea Kimi Antonelli përfundoi në vendin e gjashtë dhe Lewis Hamilton në vendin e shtatë. 

Top 10 në garën e sotme u përmbyll nga Carlos Sainz, Alex Albon dhe Isack Hadjar.

 

MARKETING