Petrovska: Sot kemi mundur të marrim lajme të mira nga Brukseli, por opozitës i mungon vizioni
Sot, kur në të njëjtën kohë po mbahet Samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kur kemi mundur të marrim lajme të mira për integrimin tonë të mëtejshëm në këtë familje të madhe dhe të begatë, mungesa e vizionit dhe lidershipit është duke na penguar, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Ne duhet të jemi pragmatikë dhe të mençur, gjë që nuk është e panjohur për ne në Maqedoninë e Veriut. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës tregoi vullnetin tonë për të kaluar në një proces që edhe pse i vështirë për shumëkënd, kishte një qëllim më të lartë. Anëtarësimi në NATO sot na jep një zë për të thënë, jemi të sigurt, demokracia dhe vlerat tona ruhen… Ne po e mbajmë këtë konferencë në të njëjtën ditë kur liderët evropianë po flasin për zgjerimin e BE-së. Sot kemi mundur të marrim lajme të mira, por fatkeqësisht opozitës i mungon vizioni dhe lidershipi për marrjen e këtyre vendimeve”, tha Petrovska.