Petrovska: Opozita më sulmoi në momentin kur fillova t’i jap mbështetje Ukrainës

Petrovska: Opozita më sulmoi në momentin kur fillova t’i jap mbështetje Ukrainës

“Në fillim kur e mora detyrën, vendosa që mos të kalkuloj politikisht, por të jemi ministre e cila do të mbahet mend se çfarë ka ushtrinë, për shtetin dhe jo për rejtinmgun personal. Është e qartë që disa politikanë kanë bindje tjera. Është evidente që nga fillimi kur unë mora detyrën e ministres dhe kur filloja t’i jap deklaratat e para, në mbështetje të Ukrainës, filluan sulmet”, kështu u përgjigj ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovka në lidhje me sulmet që iu bënë nga opozita në fillim kur mori detyrën si ministre.

Petrovska më tej shtoi se sulmet ndaj saj ishin me qëllim që të mos i zbatonte politikat të cilat i kishte planifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Sulmet në fillimi ishin në rrjete sociale, me qëllim që të mos lejojnë që unë të angazhohem për politikat për të cilat dua t’i zbatoj në ministri. Megjithatë unë edhe pas një viti qëndroj pas bindjeve të mia dhe i miratoj ato vendime të cilat janë më të mira për shtetin”, u shpreh Petrovska. /SHENJA/

MARKETING