Petkoviq krenohet me bojkotin e serbëve

Petkoviq krenohet me bojkotin e serbëve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës të dielën kanë votuar vetëm 13 qytetarë të nacionalitetit serb.

Sipas Petkoviqit, dy kanë votuar në Mitrovicë të Veriut, shtatë në Leposaviq, katër në Zveçan. Nuk ka pasur asnjë votues serb në Zubin-Potok. Petkoviq tha se votuan 1566 shqiptarë në total, duke shtuar se kishte 499 shqiptarë më pak se zgjedhjet e kaluara.

“Ishin 499 shqiptarë më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Është e qartë se edhe shqiptarët bojkotuan këto zgjedhje”, tha Petkoviq në konferencë për media, transmeton “RTS”. “Fituesit e vërtetë janë serbët, që totalisht bojkotuan zgjedhjet, pasi nuk duan okupimin e veriut. Kjo është humbje për komunitetin ndërkombëtar, që përkrahu Kurtin. Tash dua të shohë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar që urojnë ata që votuan në kontejnerë”.

Petkoviq ka shtuar se “pa formimin e Asociacionit nuk ecet tutje”.

MARKETING