Pesëdhjetë raste të reja të gripit nga 14 deri më 20 tetor në shtet

Pesëdhjetë raste të reja të gripit nga 14 deri më 20 tetor në shtet

Pesëdhjetë raste të paraqitjeve në grup, për të sëmurit nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin, janë paraqitur gjatë javës së 42-të të vitit 2024, respektivisht nga 14 deri 20 tetor. Siç informojnë pasdite nga Instituti për shëndet publik (ISHP) për 61,3 për qind më tepër se në krahasim me javën paraprake.

Personat e sëmurë janë regjistruar në Kumanovë – 18, Gostivar – 16, Sveti Nikollë – shtatë, Tetovë – pesë dhe Kavadar dhe Koçan – nga dy. Lidhur me moshën, prej 15 deri 64 vjeç janë regjistruar 38 persona, pesë mbi 65 vjeç, gjashtë fëmijë të moshës prej pesë deri 14 vjeç dhe një fëmijë nga grupi deri katër vjeç.

Përmbyllur me javën e 42-të, janë evidentuar gjithsej 106 persona.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Instituti për shëndet publik rekomandon vaksinimin e tërë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, sipas rekomandimeve të OBSH-së. Të moshuarit – mbi 65 vjeç, fëmijët nga mosha gjashtë deri 59 muaj, personat mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësorë”, njofton ISHP.

Caktimi i vaksinave falas po zhvilohet përmes ueb faqes – vakcinacija.mk.

“Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndet publik, nga fillimi i vaksinimit, përmbyllur me mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 12.165 persona nga kategoritë e rrezikshme të popullatës me vaksina falas”, theksojnë nga ISHP.

Me vaksina komerciale, janë vaksinuar 373 persona.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vaksinuar gjithsej 12.538 persona me vaksina falas apo komerciale.

MARKETING