Pesë tabutë kryesore që BE-ja guxoi të thyente gjatë një viti lufte në Ukrainë

Pesë tabutë kryesore që BE-ja guxoi të thyente gjatë një viti lufte në Ukrainë

Bashkimi Evropian (BE) u krijua fillimisht për të ndaluar luftërat që shkatërronin kontinentin dhe solli paqe për disa dekada.

Por pushtimi i paprovokuar dhe i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të vitit 2022, në Bruksel u sfiduan besimet e vjetra dhe ndezi diskutime që dikur konsideroheshin tabu.

Euronews ka publikuar pesë tabutë kryesore që Bashkimi Evropian guxoi të thyente në një vit lufte në shtetin ukrainas.

Tabuja e armëve

Në vitet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, shpenzimet ushtarake në të gjithë Evropën ranë pasi prioritetet politike u zhvendosën gjetkë dhe publiku harroi sirenat e luftës.

Nga fillimi i viteve 2020, shumica e vendeve evropiane ishin dukshëm nën objektivin e NATO-s që i detyrojnë ata të shpenzojnë të paktën 2 për qind të GJDP-së së tyre për mbrojtjen, gjë që shqetësoi Shtëpinë e Bardhë.

Propozimet për krijimin e një ushtrie të përbashkët të Bashkimit Evropian mbetën vetëm ëndërr – më shumë ishte ide sesa kishte ndonjë lëvizje konkrete të vendeve evropiane.

Por tronditja e madhe erdhi pasi ushtria ruse theu kufijtë e Ukrainës, ku hapi një dritare mundësie që kishte qëndruar për vite të tëra e mbyllur: tre ditë pasi Kremlini nisi pushtimin, blloku vendosi të financojë blerjen dhe dërgimin e pajisjeve vdekjeprurëse në një vend që po sulmohej.

Sa kanë shpenzuar anëtarët e NATO-s për Ukrainën?Sa kanë shpenzuar anëtarët e NATO-s për Ukrainën?

Për herë të parë ndonjëherë, taksapaguesit evropianë do të blinin armë, transmeton Telegrafi.

“Ky është një moment vendimtar”, deklaroi atëherë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Blloku përdori Mjetin Evropian të Paqes (EPF), instrument i sapokrijuar jashtë buxhetit, për të rimbursuar kostot e ndihmës ushtarake dhe mbështetjes operacionale që çdo kryeqytet i premton Ukrainës.

Në dymbëdhjetë muaj lufte, shtetet anëtare kanë derdhur 3.6 miliardë euro në EPF. Në një lëvizje tjetër të paprecedent, ata krijuan një mision ndihme ushtarake për të trajnuar ushtarët ukrainas në tokën e BE-së. Në përgjithësi, ndihma ushtarake e ofruar nga shtetet anëtare të BE-së vlerësohet në rreth 12 miliardë euro.

Megjithatë, ndihma ushtarake e BE-së zbehet në krahasim me mbi 44 miliardë dollarët që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë deri më tani Kievit.

Tabu e varësisë

Ditën që presidenti rus, Vladimir Putin nisi pushtimin, eksportet e lëndëve djegëse fosile ishin përgjegjëse për furnizimin e 40 për qind të të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë.

Statistikat e detyruan Brukselin të zbulonte atë që prej kohësh ishte “fshehur nën qilim”: një varësi e rrënjosur dhe e kushtueshme nga nafta, gazi dhe qymyri rus.

Në vitin 2021, BE-ja kishte shpenzuar 71 miliardë euro duke blerë naftë bruto ruse dhe produkte të rafinuara. Vendet evropiane ishte të varura rreth 40 për qind nga gazi rus.

Varësia ndaj karburanteve ruse ishte aq e thellë sa që në dhjetor të vitit 2021, ndërsa Rusia vazhdonte të grumbullonte trupa përgjatë kufirit ukrainas për ta parë të gjithë, kancelari gjerman, Olaf Scholz po mbronte ende tubacionin e diskutueshëm “Nord Stream 2” si një projekt privat dhe komercial.

Pse kaq shumë ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë?Pse kaq shumë ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë?

Vetëm kur filluan të binin bombat e para në Kiev, “status quo” u konsiderua e paqëndrueshme dhe nevoja për t’u liruar nga kjo varësi u bë prioriteti numër një politik.

BE-ja më pas hyri në një garë me kohën për të diversifikuar energjinë. Qymyri rus u ndalua shpejt, nafta ruse u hoq gradualisht dhe gazi rus u zëvendësua nga tubacionet norvegjeze ose me LNG-në e SHBA-së, Katarit, Nigerisë dhe Algjerisë.

Paralelisht, Komisioni Evropian hartoi plane ambicioze për përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe për të promovuar kursimet e energjisë.

Ndryshimi erdhi me një çmim të madh dhe akuza se blloku i pasur po i nxirrte vendet në zhvillim nga tregu konkurrues i LNG-së.

Sot, BE importon mbi 12 për qind të gazit që i nevojitet nga Rusia.

Tabu e konfiskimit

Që nga 24 shkurti, Bashkimi Evropian dhe aleatët e saj kanë goditur Rusinë me një listë gjithnjë në zgjerim të sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të gjymtojnë aftësinë e Kremlinit për të financuar makinerinë e luftës.

Shumë prej këtyre sanksioneve kanë qenë të një natyre radikale, të padëgjuar, siç është kufiri i çmimit të naftës bruto ruse, e cila vlerësohet se Kremlinit i kushton mbi 160 milionë euro në ditë.

Megjithatë, një lëvizje specifike ishte veçanërisht e guximshme: Perëndimi vendosi një ndalim total për të gjitha transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë, duke ngrirë në mënyrë efektive gjysmën e rezervave të saja të huaja prej 643 miliardë dollarësh.

BE-ja tani është gati të shkojë më tutje në një territor të paeksploruar, ku këto rezerva të ngrira planifikohet të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës.

Ku dështoi Rusia në luftën e Ukrainës?Ku dështoi Rusia në luftën e Ukrainës?

Ideja është e paprecedentë dhe është përshkruar si “juridikisht e dyshimtë” dhe “thellësisht problematike” nga ekspertët ligjorë, sepse rezervat valutore janë asete shtetërore dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjit ndërkombëtar që të gjitha vendet pritet ta respektojnë.

Por Brukseli këmbëngul se ende ekziston një mënyrë për të hapur një rrugë ligjore dhe për t’i kthyer rezervat e ngrira në një skemë të besueshme për të fituar para, të cilat do të shfrytëzohen për rindërtimin e shtetit ukrainas.

“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e shkaktuar dhe për gjakun e derdhur”, ka thënë Von der Leyen.

Në të njëjtën kohë, blloku po punon për planet e konfiskimit të aseteve private të oligarkëve rusë, si jahte, pallate dhe piktura, dhe për t’i shitur ato për të mbledhur fonde shtesë për Ukrainën.

Tabuja e azilit

Të thuash se politika e migracionit është nëna e të gjitha polemikave të BE-së do të ishte një nënvlerësim.

Edhe pse kriza e migracionit të vitit 2015 është zhdukur prej kohësh, fryma e saj vazhdon të ndjekë politikëbërësit dhe diplomatët në Bruksel. Pavarësisht disa përpjekjeve për të unifikuar politikën e migracionit dhe azilit midis 27 vendeve anëtare, assesi nuk po gjendet gjuha e përbashkët.

Por kur një numër i madh ukrainas filluan të iknin shkaku i pushtimit rus, BE-ja zbuloi se teksti i provuar dhe i testuar i krizave të kaluara të migracionit do të binte në sy.

Në kërkim të dëshpëruar për një zgjidhje praktike, blloku hodhi sytë kah “Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme”, një ligj i errët që daton që nga viti 2001 që kurrë nuk ishte shfrytëzuar.

A mund të kryejë Ukraina më shumë sulme brenda Rusisë?A mund të kryejë Ukraina më shumë sulme brenda Rusisë?

Sipas direktivës, shtetet anëtare lejohen të japin mbrojtje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme për një grup të përzgjedhur të personave të zhvendosur, në këtë rast, refugjatët ukrainas.

Ligji anashkalon sistemet tradicionalisht të mbingarkuara të azilit ndërsa ofron një rrugë të thjeshtë dhe të shpejt të marrjes së lejes së qëndrimit, arsimimit, kujdesit shëndetësor, mirëqenies sociale dhe tregut të punës – kushtet bazë që ukrainasve u duhen për të filluar një jetë të re.

Aktivizimi i “Direktivës së Mbrojtjes së Përkohshme” më 3 mars u përshëndet si “historik”, por gjithashtu u kritikua prej aktivistëve dhe organizatave për ekspozimin e paragjykimeve racore të qenësishme në politikën e migracionit të BE-së.

Sot, katër milionë refugjatë ukrainas gjenden në të gjithë bllokun, ku Polonia dhe Gjermania strehojnë secila nga një milion banorë.

Tabu e zgjerimit

Pas hyrjes së Kroacisë (në vitin 2013) në BE, blloku në një far forme hoqi dorë prej zgjerimit përtej 27 anëtarëve që ka deri më tani në gjirin e saj.

Von der Leyen u zotua të sillte zgjerimin në plan të parë kur arriti në Komision, por prioritet u bë lufta kundër pandemisë COVID-19.

Megjithatë, lufta e Rusisë i dha Brukselit argumentin politik që i mungonte për të justifikuar zgjerimin: unitet përballë agresionit.

Brenda fabrikës së municioneve në Pensilvani, aty ku prodhohen predha artilerie për Ukrainën – punon 24 orë në ditë dhe prodhon 11 mijë sosh në muajBrenda fabrikës së municioneve në Pensilvani, aty ku prodhohen predha artilerie për Ukrainën – punon 24 orë në ditë dhe prodhon 11 mijë sosh në muaj

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky nënshkroi kërkesën e vendit për t’u bashkuar me bllokun katër ditë pasi lideri rus urdhëroi pushtimin, në një kohë kur shumë vende perëndimore mendonin se Kievi shumë shpejt do të dorëzohet para Rusisë.

Falë një fushate të ashpër të liderit dhe zyrtarëve të tjerë ukrainas, oferta e Ukrainës u bë realitet në harkun kohor prej katër muajsh, gjatë së cilës anëtarët e BE-së ndryshuan shumë shpejt mendimin dhe guxuan publikisht të flisnin për zgjerim pas shumë debateve të kota.

Shtysa arriti kulmin më 23 qershor, kur Këshilli Evropian i dha njëzëri Ukrainës dhe Moldavisë – statusin e lakmuar të vendit kandidat, preambulën zyrtare të bisedimeve të pranimit.

Tabutë që presin të thyhen


Pavarësisht vendimmarrjes së vendosur në 12 muajt e fundit, BE-ja ende nuk ka thyer disa tabu të dukshme.

Në radhë të parë janë sanksionet ndaj sektorit bërthamor të Rusisë për shkak të shqetësimeve të sigurisë nga disa vende të Evropës Lindore.

Putin ka gjetur arsyetimin për dështimin në UkrainëPutin ka gjetur arsyetimin për dështimin në Ukrainë

Gjithashtu jashtë tavolinës është ndalimi i importit të diamanteve ruse, duke pasur parasysh aksionet ekonomike të Belgjikës në rrethin e diamanteve të Antwerpit dhe largimi i Gazprombank, banka ruse që merret me pagesat e energjisë.

Dhe në fund, jo për nga rëndësia, përjashtimi nga sistemi bankar SWIFT. /Telegrafi/

MARKETING