Pesë pacientë janë lëshuar sot, dy kthehen nga Lituania dhe Suedia, katër në gjendje kritike

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka njoftuar se momentalisht në spitalet e vendit janë duke u trajtuar 21 pacientë, ndërsa jashtë vendit 89 pacientë. Ai tha se 5 pacientët brenda vendit sot do të lëshohen në mjekim shtëpiak dhe 2 pacientë nga vendet e jashtme sot pritet të kthehen në vend. Ai githashtu theksoi se 4 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR SHËNDETËSISË
“Gjithsej momentalisht në Shkup janë 21 pacientë, prej të cilëve 6 janë ne qendrën klinike,6 janë në spitalin e vjetër të qytetit dhe 5 pacientë në spitalin 8 shtatori, 4 pacientë janë nëpër klinikat private në Shkup. Sot lëshohen në mjekim shtëpiak 5 pacientë, dmth në të gjitha spitalet në Shkup mbeten 16 pacientë, jashte shtetit momentlaisht janë 89 pacientë dhe sot presim kthimin e 2 pacientëve një pacient prej Lituanie dhe një pacient prej Suedie”.