Përveç BDI-së dhe LSDM-ja e quan VMRO-në parti të kriminalizuar
Përveç BDI-së dhe LSDM-ja po e quan VMRO-në parti të kriminalizuar. Partia në pushtet ka komentuar edhe një herë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg se falja që bëri ish-presidenti Gjorqe Ivanov ishte e paligjshme.
“Përkundër vendimit të Gjykatës, as Hristijan Mickoski dhe as ndonjë funksionar i VMRO-DPMNE-së nuk kanë mundur t’u kërkojnë falje qytetarëve për dështimin për lirimin e kriminelëve. Përkundrazi, VMRO-DPMNE i mbrojti edhe më shumë kriminelët në radhët e saj”, thekson LSDM-ja.
Vendimi i Gjykatës Evropiane është inkurajues edhe për gjyqësorin, sepse i udhëzon kërkuesit që të përdorin të gjitha mjetet e tyre juridike para gjykatave maqedonase.
Sipas partisë në pushtet, kjo qasje e demaskon një tjetër konstruksion të rrejshëm të VMRO-DPMNE-së se gjyqësori ishte nën kontrollin e LSDM-së. /SHENJA/