Përshkallëzohen tensionet midis Pakistanit dhe Indisë

Përshkallëzohen tensionet midis Pakistanit dhe Indisë

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se India ka lëshuar raketa në qytetin Bahawalpur në provincën jugore Punjab, si dhe në disa pjesë të Kashmirit të administruar nga Pakistani, transmeton Anadolu.

Pakistani njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore për 48 orët e ardhshme pas raketave të lëshuara nga India.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, tha se India ka qëlluar me raketa qytetet Bahawalpur, Muridke, Bagh, Muzaffarabad dhe Kotli nga hapësira e saj ajrore. Ai konfirmoi të paktën tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Indisë njoftoi operacionin “Sindoor”, me goditjen e nëntë lokacioneve në Pakistan, si dhe në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Përshkallëzimi midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore vjen pas sulmit të 22 prillit në Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 persona.

India fajësoi Pakistanin për sulmin, duke pretenduar se sulmi kishte lidhje ndërkufitare, por Pakistani mohoi se ka ndonjë lidhje me vrasjet.

Pas sulmit në Pahalgam, të dy vendet morën një mori masash kundër njëri-tjetrit, përfshirë edhe pezullimin e vizave dhe dëbimin e diplomatëve.

MARKETING