Përsëri në ndërprerje linja hekurudhore ShkupTabanoc për shkak të mungesës së makinistëve
Banorët e Rramanlisë dhe Tabanocit kanë reaguar sërish se është ndërprerë linja hekurudhore Shkup – Tabanovcë.
Nga HRMV Transport SHA-Shkup sot informoi se shkak për anulimin e linjës është mungesa e makinistëve.
“Shpresojmë se problemi do të tejkalohet me punësimin e makinistëve”, deklaruan nga HRMV Transport SHA-Shkup.
Qytetarët që përdorin transportin hekurudhor thonë se është shumë më lirë përdorimi i trenit në krahasim me çmimet e rritura të transportit me autobus për në Shkup.
Në këtë linjë ka disa ndalesa, ndërsa më së shumti shfrytëzohen nga banorët e Rramanlisë dhe Tabanovcit për shkak të punës së tyre në Shkup.
Dhe verën e kaluar kishte një problem të ngjashëm në këtë linjë, edhe për shkak të mungesës së makinistëve.