Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Wisconsin, një shtet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, që njihet për prodhimet e bulmetit, është njëri prej shteteve përcaktuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Me një histori garash shumë të ngushta zgjedhore, 10 votat elektorale të shtetit Wisconsin mund të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.

Dy partitë kryesore po investojnë shumë në Wisconsin, të vetëdijshëm për rëndësinë e tij për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve. Ndërkohë që kandidatët po bëjnë ndalesa të shpeshta në këtë shtet, që nga qyteti i saj më i madh Miluaki e deri tek qytetet më të vogla, votuesit në Wisconsin e gjejnë veten në qendër të procesit demokratik të Amerikës. Wisconsin është aktualisht njëri nga shtatë shtetet e pavendosura që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ky shtet, që gjendet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara është i njohur për prodhimet e bulmetit, si dhe për gara tejet të ngushta zgjedhore.

Sipas anketave, zgjedhjet në Wisconsin janë të paparashikueshme. Por, një gjë mund të parashikohet: pjesëmarrja e lartë në votime. Ky shtet zakonisht renditet në mesin e pesë shteteve në nivel kombëtar sa i përket pjesëmarrjes në votime.

MARKETING