Përplasje e ashpër në Kuvend, replika të rënda mes Blerim Bexhetit dhe Saranda Imerit
MARKETING
Një debat i ashpër është shënuar së fundmi në Kuvend, ku shkëmbimi i fjalëve ka kaluar në tone personale dhe akuza të drejtpërdrejta, midis deputetëve të shumicës dhe opozitës shqiptare. Saranda Imeri dhe Blerim Bexheti lëshuan replika të rënda ndaj njëri-tjetrit.
MARKETING
“Dëgjo të lutem me krejt respektin të drejtohem të të ndihmoj. Ky do të ndihmojka, abe ec. Ajo le të këndoje pak natën, le të këndoje. Nervozën që e keni është e panevojshme”, deklaroi Blerim Bexheti.
“Çfarë nervoze be na gërdite kur të shohim në foltore, ec te shpia ajde!”, deklaroi nga ana tjetër Imeri.
Bexheti nga ana tjetër iu kundërpërgjigj se nuk di si të flasë me të.
“Me krejt respektin për gjininë femërore por nuk di si të flas me ju. Jeni e dehur dhe s’mund të flas me ju. Flisni çka të doni”, tha Bexheti.
Imeri vazhdoi duke replikuar me tone të ashpra.
“Shko mbushi hundët pak. Shko shko mbushi hundët pak se dozën se ke marrë. S’je vetvetja more pis more i degraduar more”, deklaroi Imeri.

