Përplasja në Uashington, ekipet e shpëtimit dyshohet se kanë gjetur një nga dy kutitë e zeza

Një numër i madh policësh janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington.
Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë në lumin Potomak, ku ndodhi përplasja.
Tashmë autoritetet amerikane kanë gjetur të paktën 19 trupa, thotë një burim ligjzbatues i njohur me hetimin për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.
Sipas BBC, ekipet e shpëtimit tashmë dyshohet se kanë gjetur një nga dy kutitë e zeza – dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e rastit.