Përmbytje në Gjermani nga rreshjet e shiut, anulohen dhjetëra fluturime nga Frankfurti

Përmbytje në Gjermani nga rreshjet e shiut, anulohen dhjetëra fluturime nga Frankfurti

Reshja të renda me shi në disa pjesë të Gjermanisë kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë detyruar anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit kanë thënë autoritetet gjermane të enjten, transmeton Gazeta Metro.

Nga aeroporti kanë thënë se sasi e madhe e ujit është mbledhur në terminalet e saj të mërkurën mbrëma duke detyruar kështu vendimin për anulimin e fluturimeve, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Uebfaqja e aeroportit tregonte rreth 70 fluturime të anuluara ndërsa 23 fluturime që parashihej të ateronin në Frankfurt janë detyruar që ta bëjnë atë në aeroportet tjera.

Përmbytje ka pas në Gjermaninë jug perëndimore dhe atë qendrore. Në Gelsenkirchen zjarrëfikësit kanë thënë se disa persona janë shpëtuar nga makinat e tyre të ngecura shkaku i ujit.

MARKETING