Përmbytet trageti në Afrikën Qendrore, të paktën 58 të vdekur

Përmbytet trageti në Afrikën Qendrore, të paktën 58 të vdekur

Të paktën 58 persona u mbytën në Republikën e Afrikës Qendrore pasi një traget plot me pasagjerë u përmbyt në lumin Mpoko, raportoi Reuters.
Rreth 300 njerëz ishin në traget.

Të parët kanë reaguar peshkatarët vendas, para mbërritjes së ndihmës mjekësore dhe ushtrisë.

Një peshkatar i përfshirë në shpëtim tha se të paktën 20 trupa u gjetën ndërsa prisnin që ushtria të mbërrinte.

Numri i të vdekurve pritet të rritet./ Euronews

MARKETING