Përleshje me armë zjarri në Tetovë
Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë.
Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa personave. Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të siguruar terrenin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo të arrestuar, ndërsa autoritetet pritet të dalin së shpejti me detaje shtesë lidhur me ngjarjen.

