Perinski: Është hapur Thirrje publike për krijimin e një baze të ekspertëve me kualifikim të lartë në Qendrën e Burimeve

Perinski: Është hapur Thirrje publike për krijimin e një baze të ekspertëve me kualifikim të lartë në Qendrën e Burimeve

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall thirrje publike për ekspertë të cilët do të jenë pjesë e bazës së ekspertëve të Qendrës së Burimeve, i cili është i hapur për aplikim deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Krijimi i bazës së ekspertëve krijon një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të përfshihet do të ketë mundësinë të ndajë njohuritë, të punojë mbi sfida specifike, të krijojë zgjidhje dhe të japë kontribut të dukshëm në proceset e zhvillimit me rëndësi lokale.

Përmes kësaj thirrjeje publike, siç njoftoi në Fejsbuk, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, do të krijohet regjistër i ekspertëve dhe praktikantëve me kualifikim të lartë, të cilët, në përputhje me nevojat e komunave, do të angazhohen për lloje të ndryshme të mbështetjes profesionale: mentorim, trajnime të specializuara, angazhime në terren, zhvillim mjetesh, përgatitje të analizave, doracakëve, dokumenteve strategjike dhe operative dhe forma të tjera të kontributit të ekspertëve.

Fushat e ekspertizës së nevojshme lidhen me kompetencat origjinale të komunave, por edhe më gjerë, duke përfshirë sektorë që kanë ndikim të rëndësishëm në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë.

“Me këtë thirrje publike i inkurajojmë të gjithë profesionistët të cilët duan të kenë kontribut, të punojnë në procese të rëndësishme dhe ta ndajnë përvojën e tyre, të regjistrohen dhe të jenë pjesë e kësaj nisme thelbësore për mbështetje të fuqizimit të vetëqeverisjes lokale”, thotë Perinski.

Thirrja mund të gjendet në këtë link: https://mls.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-povici/javen-povik-za-izrazuvanje-interes-za-ucestvo-vo-bazata-na-eksperti-na-resursniot-centar-za-poddrska-na-razvojot-na-opstinite   

MARKETING