Përfundon procesi i votimeve në Turqi

Përfundon procesi i votimeve në Turqi

Ka përfunduar procesi i votimeve në Turqi. Miliona persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Turqisë, raporton SHENJA.
Shtetasit turq, kanë mundur të zgjedhin në mes presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan dhe kandidatit të opozitës, Kemal Kiriçdaroglu.
Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.
Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.

MARKETING