Përfundon kampi i “Pro Exellence”, Altin Ramadani dhe Ariton Mehmedi do të testohen tek gjiganti spanjoll Girona

Përfundon kampi i “Pro Exellence”, Altin Ramadani dhe Ariton Mehmedi do të testohen tek gjiganti spanjoll Girona

Pas përfundimit të kampit stërvitor të organizuar nga “Pro Exellence” me trajnerë nga Akademia e FC Barcelona, Girona dhe Mallorca, si dhe Agim Sopi, trajner dhe skaut nga Suedia, është bërë edhe përzgjedhja e dy lojtarëve të cilët aftësitë e tyre do t’i tregojnë në akademinë e klubit të La Ligës- Girona nga data 8-14 dhjetor.
Lojtarët e përzgjedhur janë Altin Ramadani dhe Ariton Mehmedi.
Në videon përshkrimin nga trajneri, u tha se vendimi ka qenë shumë i vështirë për shkak se një numër i madh i lojtarëve kanë treguar aftësitë e tyre prej futbollisti.
Njëri nga të përzgjedhurit është Altin Ramadani, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Ramadani, është treguar shumë i fortë në duelet një me një, duke qenë një pengesë e pakalueshme për kundërshtarët, ndërsa edhe ne fazën e sulmit është treguar shumë i aftë duke krosuar dhe krijuar shumë raste për gol.
I përzgjedhuri i dytë është Ariton Mehmedi, i cili luan në rolin e sulmuesit. Ai gjatë kampit ka treguar shumë kualitet në rolin e sulmuesit, duke treguar se ka aftësi për të dhuruar shumë asiste dhe gola.
Kampi stërvitor është zhvilluar në kompleksin Sport Lounge BAR ER7 dhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg.

MARKETING