Përfundon dinastia Verstappen, Norris shpallet kampioni i ri i botës në Formula 1
Formula 1 ka tashmë një kampion botëror të ri.
Ai është britaniku Lando Norris, i cili ndonëse nuk fitoi garën e Abu Dhabit atij i mjaftoi një pozitë në podium që të marrë këtë titull.
Norris, po ashtu përfundoi ciklin 4 vjeçar të Maxi Verstappenit dhe i solli titullin McLaren për herë të parë që nga viti 2008.
Ai këtë sezon ka 7 fitore së bashku me bashkëgaruesin e tij te McLaren, Oscar Piastri.

