Përfundojnë bisedimet e nivelit të lartë SHBA-Ukrainë-Turqi nën udhëheqjen e ministrit të jashtëm turk

Përfundojnë bisedimet e nivelit të lartë SHBA-Ukrainë-Turqi nën udhëheqjen e ministrit të jashtëm turk

Ka përfunduar në Stamboll takimi trepalësh i nivelit të lartë midis delegacioneve nga Turqia, SHBA-ja dhe Ukraina i mbajtur nën udhëheqjen e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu.

MARKETING

Në takimin e mbajtur në Zyrën presidenciale në pallatin Dolmabahçe, SHBA-ja u përfaqësua nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, ambasadori në Turqi, Tom Barrack dhe përfaqësuesi special për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg.

Delegacioni i Ukrainës përfshinte kreun e Zyrës presidenciale Andriy Yermak, ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe ministrin e Jashtëm Andriy Sybiha.

Dialogu trepalësh është përqendruar në një zgjidhje paqësore të luftës Rusi-Ukrainë.

Ndërkohë, një takim trepalësh midis Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës, i planifikuar të zhvillohet në të njëjtin lokacion, është planifikuar të fillojë në orën 12:30 sipas kohës lokale.

MARKETING