Përfundoi seanca gjyqësore për katër shtetasit turq të akuzuar për ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes në një kafene në Shtip

Përfundoi seanca gjyqësore për katër shtetasit turq të akuzuar për ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes në një kafene në Shtip

Përfundoi seanca gjyqësore me prezantimin e dëshmive dhe dhënien e deklaratave të dëshmitarëve të katër shtetasve turq, të cilët janë të akuzuar se vitin e kaluar në maj i kanë ndihmuar shtetasit turk Kadir Kara, i cili në një kafene në qendër të Shtipit vrau bashkëkombësin e tij.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore (GJTH), Shtip, njëherësh edhe gjykatës, Sashko Georgiev për MIA-n deklaroi se sot kishte dëshmi nga ana e dëshmitarëve për të akuzuarin e katërt, ndërsa tashmë më 18 shkurt në orën 12:30 në Gjykatën Themelore të Shtipit janë caktuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe prokurorisë.

Përndryshe, paraprakisht Kadir Kara pranoi fajin për vrasjen e një bashkëkombësi të tij në një kafene në sheshin e qytetit “Liria” në Shtip, me çka gjykata i shqiptoi dënimin me burg prej 17 vjetëve dhe dëbim nga shteti, pasi ta vuajë dënimin në Burgun e Maqedonisë.

MARKETING