Përfundoi me sukses seminari tre ditorë i OKH “Merhamet” në qytetin e Manastirit
“OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë me studentë nga disa qytete të RMV-së në qytetin e Manastirit. Seminari u realizua me një program të larmishëm, ku u prezentuan tema të ndryshme nga panelistët.
Ky program u shoqërua edhe me vizita të ndryshme të monumenteve të shumta historike që i ka ky qytet, si;
1. Xhamia Qendrore: Is’hak çelebi (Is’hakije).
2. Xhamia Muze: Jeni xhamia.
3. Xhamia e Pazarit: Haxhi Mahmud Bej.
4. Xhamia Hajdar Kadi.
5. Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Kongresi i Manastirit).
6. Qendra e Manastirit – Magnolija.
7. Bezisteni i Manastirit ( Kapalı Çarshia e Manastirit).
9. Çarshia e Vjeter Osmane.
10. Saat Kulla e Manastirit.
11. Druri Çinar.
12. Xhamia İsa Fakih.
13. Hamami i Kerim Beut.
14. Hamami: Çifte Hamam.
15. Hani i Haxhi Mahmud Bej Xhamis.
16. Lumi Dragor.
17. Xhamija Paftali.
18. Subay Evi (Shtëpia Ushtarake).
Gjatë paneleve të organizuara u shpalosën shumë ide, si dhe u zhvilluan debate të shumta nga pjesëmarësit.
Shprehim mirënjohje të thellë për myftiun e Manastirit Amit ef. Rasimi i cili mbajti fjalë përshëndetëse për studentët në xhaminë qëndrore Is’hak Çelebi, si dhe panelistët:
Mr. Xhavit ef. Ramadani
Mr. Ridvan ef. Xhaferi
Mr. Samir ef. Zullufi
Ky aktivitet u përkrah nga Asambleja Botërore e Rinisë Islame “WAMY”, është shkruar në komunikatën e OKH “Merhamet”.