Performancat fantastike, dy shqiptarë në formacionin e javës

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha si dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, janë përzgjedhur në formacionin e javës të publikuar nga SofaScore për ndeshjet e xhirove të shtata të kualifikueseve të kampionatit europian.
“Gardiani” kuqezi e mbajti portën e paprekur në ndeshjen ndaj Çekisë. Paraqitja e kapitenit është vlerësuar me notën 8.6 falë pritjeve të tij. Dhe portieri nga Prishtina është përfshirë mes më të mirëve.
Nga porta në sulm, Milot Rashica gjithashtu është pjesë e këtij formacioni, duke u rreshtuar përkrah francezit Kylian Mbappe dhe belgut Dodi Lukebakio.
Me dy gola dhe një asist në suksesin 0-3 kundër Andorrës, Milot Rashica ka marrë notën më të lartë: 9.8.
Ndërkohë kujtojmë se dhe goli i Jasir Asanit që zhbllokoi duelin kundër çekëve, është mes golave kandidatë për tu zgjedhur si goli më i bukur.
Votimi realizohet në faqen e UEFA-s. Asani ka arritur që në dy raste të fitojë çmimin e golin më të bukur.
Me realizimet e tij fantastike kundë Moldavisë dhe Polonisë në “Air Albania”.