Përfaqësues të OKH Merhamet pjesëmarrës në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të OJQ-ve në Stamboll
Kënaqësia jonë është që përfaqësues të shoqatës tonë, Jeton Idrizi dhe Rahim Adili, morën pjesë në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të OJQ-ve, i organizuar nga IDSB në Stamboll. Ky eveniment ka qenë një mundësi e mirë për të prezantuar punën dhe iniciativat e shoqatës tonë, si dhe për t’u njohur me organizata të tjera dhe projektet e tyre që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërive dhe komuniteteve.
Një moment i veçantë ishte edhe prezantimi i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nderoi panairin me pjesëmarrjen e tij dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar midis OJQ-ve.
Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer eksperienca dhe për të forcuar lidhjet me organizata të tjera, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin dhe rritjen e shoqatës tonë në nivel global.