Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi disa vendime, në mesin e të cilave tekstin e përcaktuar të Propozim-ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare , në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, tekstet e përcaktuara të propozimeve të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shërbimin në prokurorinë publike dhe për shërbimin gjyqësor me qëllim harmonizimin e pagave në bazë të Ligjit për pagën minimale, si dhe vendim që të kërkohet mendim me shkrim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, për konkursin për emërimin e prokurorit shtetëror publik.
MARKETING
Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, në mbledhjen e sotme është përcaktuar teksti i Propozimit të ligjit për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare, në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Krijimi i kornizës juridike adekuate për këtë sferë, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç është sqaruar nga Ministria e Ekonomisë, qartë i definon bazat, rregullat dhe masat për heqjen e disbalansit në kornizën negociuese.
“Bëhet fjalë për zbatim dhe harmonizim të plotë me direktiva evropiane për praktika të padrejta tregtare në lidhjet mes ndërmarrjeve në zinxhirin e furnizimit me bujqësi dhe ushqim – duhet të sigurojë zbatim të praktikave evropiane në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe në kuptim të përfshirjes më të gjerë të lëndës të tij të rregullimit”, informojnë nga Qeveria.

Qeveria e përcaktoi edhe tekstin e Propozimit të ligjit për ndryshim të ligjit për shërbimin në prokurorinë publike.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, siç sqaron propozuesi, Ministria e Drejtësisë, në bazë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (‘Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ numër 41/22), janë duke u bërë ndryshimet e duhura në Ligjin për Prokurorinë Publike, ku paga minimale përcaktohet si komponentë e pagës bazë. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurorinë Publike, propozohet transformimi i pagës minimale nga komponenta e pagës bazë – në pikë shtesë për titull”, thuhet në njoftimin e shërbimit për media të qeverisë.
Është përcaktuar edhe teksti i Propozimit të ligjit për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllimin e njëjtë.
Gjegjësisht, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, bazuar në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (‘Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ numër 41/22), bëhen ndryshimet përkatëse në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, me të cilin paga minimale përcaktohet si komponentë e pagës bazë. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, propozohet transformimi i pagës minimale nga komponenta e pagës bazë – në pikë shtesë për titull.
Në mbledhjen e sotme është marrë vendim që Qeveria të dorëzojë letër në Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë për mendim me shkrim për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.