Përcaktohet propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në

Përcaktohet propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në

Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Financave, e përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa i takon ndormave të interesit, bëhet rishikimi i normës së përkohshme preferenciale, ndërsa në drejtim të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndjekjen e kufizimeve të cilat janë vendosur. Gjegjësisht bëhet ulja e normës prej 18 për qind në 5 për qind për qarkullimin me produktet menstruale me qëllim të stimulimit të mbrojtjes më të madhe dhe higjienës tek një grup i caktuar i qytetarëve, ulet norma tatimore për tekstet shkollore digjitale, rritet norma e TVSH-së prej 5 për qind në 10 për qind për produktet për ushqim njerëzor, rritet norma tatimore për qarkullimin dhe importimin e peletave, furrave të peletave dhe kaldajave në peleta me normë tatimore preferenciale 5 për qind në të rregullt prej 18 për qind.

Lidhur me qarkullimin e ndërtesave banesore dhe banesave, gjegjësisht shitjen e patundshmërive, është duke u bërë një anulim tranzicioni të zbatimit të normës së përgjithshme të tatimit, që është i obligueshëm për këtë qarkullim me inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bahskimin Evropian.

Në ligj futen edhe disa masa të caktuara, siç lejon edhe vetë Direktiva e Bashkimit Evropian, me qëllim që të thjeshtohet procedura për pagesën e TVSH-së ose të parandalohen forma të caktuara të invazionit eventual fiskal ose shmangies, me qëllim të sigurisë më të madhe juridike gjatë pagesës nga organet tatimore dhe tek vetë tatimpaguesit.

MARKETING