Përcaktohet paraburgim 48-orësh për babain e Vanja Gjorçevskës

Përcaktohet paraburgim 48-orësh për babain e Vanja Gjorçevskës

Gjykata penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë themelore publike dhe përcaktoi paraburgim prej 48 orëve për babain e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, i cili është njëri prej të dyshuarve për vrasjen.

Sipas Prokurorisë, i ati i Vanjës dyshohet se ka dhënë informacione se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia në mënyrë që të rrëmbehet.

Ndryshe, më herët MPB shpalli fletarrest ndërkombëtar për të akuzuarin e parë Ljupço Palevskin i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.

MARKETING