Për zjarret deri më tani janë arrestuar rreth 20 persona, për një pjesë ka dyshime të bazuara se janë një grup i organizuar, thotë Toshkovski

Për zjarret deri më tani janë arrestuar rreth 20 persona, për një pjesë ka dyshime të bazuara se janë një grup i organizuar, thotë Toshkovski

Shteti këtë po tregon se mund shumë më ndryshe t’u ishte përgjigjur të gjitha sfidave me zjarret. Sipas asaj që kam sot si informacion, në kuadër të operacionit operativ të ndërmarrë në lidhje me zjarret deri tani janë privuar nga liria rreth 20 persona. Disa ishin nën arrest shtëpiak, disa ishin nën paraburgim efektiv, ndërsa disa u liruan sepse ishin të mitur, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

MPB, theksoi Toshkovski ka prova të drejtpërdrejta se disa nga zjarret janë vënë,  ndërsa kemi edhe prova të përshtatshme që lidhen me një strukturë të organizuar.

“Ata të cilët ishin piromanë dhe që vepruan individualisht në ndezjen e zjarreve i kapëm. Jo të gjithë, por kapëm një pjesë të mirë të tyre. Por, ata që e bënë në mënyrë të organizuar, veçanërisht ditën e parë kur shpërthyen një numër i madh zjarresh rreth Shkupit dhe pati një dukuri shumë simptomatike dhe kohore dhe rajonale të zjarreve rreth objekteve vitale me rëndësi shtetërore, në lidhje me ato zjarre kemi dyshime të arsyeshme se ishte një grup i organizuar qëllimin e të cilit do ta shohim më vonë”, deklaroi Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Sipas Toshkovskit, Qeveria me kohë mori masa dhe lëshoi urdhër për ndalim të lëvizjes në pyje dhe ka efekte, pavarësisht faktit se, siç thotë, “kjo verë është ndoshta më e nxehta për sa i përket tharjes së vegjetacionit” dhe se qytetarët mund ta shohin këtë.

“Mendoj se përgjigja që kemi është shumë e ndryshme nga ajo që shteti ka pasur si përgjigje në të kaluarën dhe kjo është e dukshme në terren. Është e dukshme në terren për sa i përket forcave që kemi, nga aspekti i mekanizimit dhe veprimeve të ndërmarra nga Qeveria, me kohë vendosi ndalesë të lëvizjes në pyje dhe e gjithë kjo po jep rezultate ndryshe nga më parë”, deklaroi Toshkovski.

Qëllimi i MPB-së, theksoi Toshkovski, është të tregojë se shteti funksionon vërtet dhe se institucionet, ndryshe nga më parë, po e bëjnë punën e tyre, se njerëzit janë të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe se ne vërtet duam të ndërtojmë një Maqedoni që jo vetëm territorialisht do të jetë pjesë e BE-së dhe vlerave evropiane, por një Maqedoni që në thelb do të jetë me vlera evropiane brenda kornizës së funksionimit të përditshëm.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë politikanët, ajo që ka rëndësi janë veprat e institucioneve. Kjo është ajo që duhet të jetë e dukshme dhe të ofrojë vlerë të shtuar për shtetin. Nëse institucionet lënë pas vepra, në aspektin e funksionalitetit, profesionalizmit dhe kohës, atëherë të gjithë qytetarët e Maqedonisë do të ndihen më mirë dhe do të kenë një jetë më të mirë në Maqedoni”, deklaroi Toshkovski.

MARKETING