Për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandon që shkollat fillore të punojnë me orë mësimore të shkurtuara

Për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandon që shkollat fillore të punojnë me orë mësimore të shkurtuara

Shkollat ​​fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe obligimin e shkollave fillore deri më 17 qershor ta ndjekin mësimin e vitit 2023/2024.

Nga MASH kërkojnë që të shkurtohet orari i orëve mësimore, si dhe t’u jepet më shumë pushim nxënësve në mes të orëve.

“Shkollat ​​fillore duhet të vazhdojnë mësimin me orë të shkurtuara mësimore, por duhet pasur kujdes që të respektohet thelbi i lëndës që studiohet; Klasat dhe dhomat e tjera që përdoren në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht; T’i drejtojë nxënësit dhe t’u japë atyre mundësinë të konsumojnë një sasi më të madhe uji; Të rekomandojë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe sheqernash gjatë ditës së shkollës”, thonë nga MASH.

Prej atje shtojnë se këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për shëndet publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve.

MARKETING