Për shkak të protestës, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
Regjim të posaçëm të komunikacionit do të ketë sot në Shkup për shkak të një proteste, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në orën 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë që fillon nga para ndërtesës së LSM-së në rrugën “Mirçe Acev”, majtas përgjatë “Filipi i dytë i Maqedonisë”, djathtas përgjatë “11 Tetori”, djathtas përgjatë “Dimitrije Çupovski”, djathtas përgjatë “Vasil Glavinov”, djathtas përgjatë bulevardit “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri përpara Qeverisë. Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit”, informuan nga MPB-ja.
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

