Për regjistrim të nxënësve të shkollave të mesme në arsimin dual 269 paralele duale dhe 6.725 vende të lira

Nga afërsisht 28.000 vende në vitin shkollor 2025/2026 për nxënësit që do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme komunale, prej tyre 18.500 vende janë të parapara për regjistrim në shkollat e mesme profesionale, prej të cilave 6.725 vende janë në arsim dual në 269 paralele.
MARKETING
Për këtë qëllim, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kanë rritur numrin e bursave për arsim dual në 1570, ndërsa është rritur edhe numri i kompanive që, përveç mësimit teorik në shkollë, do t’u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të regjistruar në paralelët duale edhe mësim praktik në 550 kompani.
SIç njoftuan sot nga pres-shërbimi qeveritar, kjo do të thotë se nxënësit, gjatë shkollimit të tyre, do të fitojnë edhe aftësi praktike, do të kualifikohen për tregun e punës dhe do të kenë mundësi të punësohen menjëherë pas përfundimit të shkollimit.
“Janë siguruar 50 milionë denarë, respektivisht bursë mujore prej 3.500 denarësh për 9 muaj në vit, të cilën do ta marrin nxënësit që do të regjistrohen në paralelët duale dhe do t’i plotësojnë kushtet e konkursit që do të shpallet për ndarjen e bursave. Angazhimi ynë si Qeveri është ta reformojmë dhe përmirësojmë sistemin arsimor dhe të krijojmë të rinj të cilët, në vend se të shpërngulen, do të mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Maqedoni. U obliguam për ndryshime dhe këtë po e realizojmë. Krijojmë ardhmëri dhe e zhvillojmë Maqedoninë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, theksohet në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar.