Për katër ditë janë ndaluar 11 shoferë për vozitje të pakujdesshme
Në periudhën nga 10.11 deri më 13.11 të këtij viti si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik që janë realizuar nga policia nga sektorët për punë të brendshme, në vend janë shqiptuar 1.518 masa kundërvajtëse, 498 shkelje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë.
Nga MPB thonë se gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 11 persona, tetë prej të cilëve për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tre për tejkalim të shpejtësisë.
Për më tepër, sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, gjatë fundjavës së kaluar, u regjistruan 942 shkelje për parkim të papërshtatshëm, u vendosën 290 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet patentë shoferi, si dhe 48 masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 161 pjesëmarrës në trafik u sanksionuan për mospërdorim të rripit të sigurimit.

