Pensionistja ia ndërpret blerjen Kovaçevskit: Çmimet janë rritur deri në tavan, pensionet janë të ulëta
Një pensioniste e priti kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili sot së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski kanë dalë për pazar në një market të Shkupit.
Ajo iu ankua se kishte pension të vogël dhe se produktet janë të shtrenjta, dhe i tha se çmimet e produkteve ishin ngrirë pasi ishin rritur jashtëzakonisht shumë më parë.
“Çmimet janë në tavan. Me dy denarë makarona dhe një denar vezë, të cilat ishin 99 denarë, nuk është masë”, tha pensionistja.
Kovaçevski më pas tha se pensionet rriten dy herë në vit në përqindje dhe se çmimet janë rritur kudo për shkak të luftës në Ukrainë.
“Kemi ulur çmimet me vendime të qeverisë ose me diskutime me dhomat e tregtisë. Aty ku nuk kemi arritur marrëveshje xhentëlmenësh, i kemi ulur çmimet me vendim të qeverisë”, tha Kovaçevski.