Pengohet hyrja e paligjshme e 11 migrantëve në tre kamionë nga Polonia
Drejtoria e Doganave ka informuar se ka parandaluar hyrje jolegale të 11 migrantëve, në tre raste të ndryshme, gjatë hyrjes në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar.
“Dy raste janë zbuluar nga ana e ekipit mobil nga Sektori për kontrollë dhe hetime pas kotrollit në dy automjete me targa polake, në hyrje të shtetit në Bogorodicë më 4 janar, natën vonë dhe më 5 janar në rimorkio gjatë kontrollit me skener mobil, gjatë të cilit edhe në njërin edhe në tjetrin rast, janë zbuluar nga 4 migrantë nga Siria dhe Pakistani”, thuhet në Komunikatën e Doganës. R
asti i tretë sipas njoftimit të tyre, është zbuluar nga zyrtarët doganorë, gjithashtu në hyrje në pikën kufitare në Bogorodicë, gjatë kontrollit të automjetit, i cili sikurse në dy rastet e tjera ka qenë me targa polake. Gjatë kontrollit, thonë më tej, në sandëkët ndihmës për peletë jaën gjetur 3 migrantë nga Kameruni dhe Kongo. /SHENJA/