Pendarovski: Sistemi arsimor ka nevojë për edukimin kundër korrupsionit

Pendarovski: Sistemi arsimor ka nevojë për edukimin kundër korrupsionit

“Në sistemin arsimor duhet të përfshihen përmbajtje për edukimin mediatik, ndërsa propozoj që të përfshihet edhe  arsimi politik në frymën e vlerave demokratike”. Kështu deklaroi, i pari i shtetit Stevo Pendarovski, në konferencën “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Pendarovski më tej tha se shoqëritë demokratike janë të cenushme nga dezinformatat.

Stevo Pendarovski, president 

“Konkretisht nëse flasim për korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta, atëherë patjetër duhet të kemi përfundim ligjor në çdo rast individual. Hapi i radhës është transparenca në punët e orgаneve qeveritare, çdo fshehje e interesave shtetërore është e padrejtë. Të gjitha informacionet, përveç atyre të karaktereve të sigurisë, duhet të kenë qasje opinioni, pasi që e vërteta është arma më e mirë për dezinformatat dhe gënjeshtrat”

MARKETING