Pendarovski priti një delegacion nga Këshilli i Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e priti delegacionin e Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët qëndrojnë në një mision parazgjedhor në vend.
Siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, në takim është diskutuar për rrjedhën e përgatitjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Delegacioni i komisioni ad-hok i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës informoi për objektivat e misionit të tyre parazgjedhor, si dhe për aktivitetet, pritshmëritë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor. Në takim u shpreh pritshmëria që zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të jenë të drejta, demokratike dhe në atmosferë paqësore, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar dhe detyrimet dhe standardet ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.
Presidenti Pendarovski theksoi se si vend anëtar i NATO-s dhe shtet që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, është e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme të tregohet profesionalizëm maksimal nga institucionet shtetërore dhe korrektësi dhe pjekuri politike nga të gjitha subjektet politike të përfshira në procesin zgjedhor.