Pendarovski kritikon Mickoskin që u rreshtua përkrah Trump-it

Ish presidenti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski vlerëson se Maqedonia e Veriut si vend i vogël, nuk guxon të vrapoj dhe të qëndroj krah për krah me Trumpin, kundër BE-së, duke pasur parasysh se edhe vendet e mëdha masin dhe peshojnë me mençuri se ku dhe si do të pozicionohen. Ai shtoi se për herë të parë po ndodh që BE dhe SHBA, të jenë në anë të kundërta, prandaj është me rëndësi se ku pozicionohet RMV.
Stevo Pendarovski, ish president
“Ne jemi vend i vogël, nuk jemi një superfuqi botërore, por nga më të voglat në Ballkan dhe nuk na ngjan të vrapojmë, të jemi të shpejtë dhe të parët të pozicionohemi pranë Trump-it. Nëse vendet më të mëdha të G7 nuk u rreshtuan krah për krah Trump pas zgjedhjeve, por përkundrazi po peshojnë, duke matur se cilat janë interesat e tyre dhe çfarë mund të arrini për vendin tuaj me një president të tillë amerikan, nuk mund ta kuptoj se çfarë është ky nxitim, duke e ditur se ne jemi një vend shumë i vogël me pak burime”.