Penalizohet Verstappen, në Belgjikë e nis me pesë pozicione minus

Penalizohet Verstappen, në Belgjikë e nis me pesë pozicione minus

Formula 1 përgatitet për fundjavën e fundit para ndëprerjes së verës teksa këtë javë është në program Çmimi i Madh i Belgjikës në pistën e SPA-Francorchamps. Ashtu si përgjatë gjithë këtij kampionati deri më tani, edhe në këtë pistë favoriti numër një për të triumfuar është Max Verstappen.

MARKETING

Por, për dy herë Kampionin e Botës nuk do të jetë aq e lehtë sa në garat e kaluara pasi holandezi është penalizuar me pesë pozicione. Kjo vjen pasi skuderia RedBull ka ndryshuar për herë të pestë në këtë sezon kutinë e marsheve. Diçka që nuk është e lejuar pasi limiti për ta ndryshuar kutinë e marsheve përgjatë një sezoni është katër herë.

Megjithatë, ky është një rrisk që te RedBull e kanë marrë përsipër dhe që Verstappen do t’i duhet ta tejkalojë gjatë garës. Në këtë formë, provat zyrtare marrin edhe më shumë vlerë për holandezin që duhet të kërkojë Pole Position për t’u nisur më pas i gjashti.

 

 

MARKETING