Pekini i prerë me BE-në: Europa të mos lëkundet, të sqarojë marrëdhënien me ne!

Pekini i prerë me BE-në: Europa të mos lëkundet, të sqarojë marrëdhënien me ne!

MARKETING

Bashkimi Europian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategjike me Pekinin.

MARKETING

Sample Image
Kryediplomati kinez, Wang Yi u tregua i prerë gjatë një takimi me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, pohoi dy ditë më parë se planifikon t’i ulë tensionet në lidhjet me Kinën. Por liderë të tjerë të bllokut, – të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe marrëdhënia e afërt e Pekinit me Rusinë – kanë bërë thirrje për uljen e varësisë ndaj tij.

“BE-ja duhet… të sqarojë pozicionin e partneritetit strategjik në mes të të dyja palëve dhe të promovojë marrëdhënie Kinë-BE, për të ecur përpara”, i ka thënë Ëang Borrellit, gjatë përballjes në kuadër të një samiti të organizuar në Xhakarta.

“Nuk duhet të ketë lëkundje, e aq më pak inkurajim të fjalëve dhe veprimeve që na kthejnë mbrapa”, citohet të ketë thënë kryediplomati kinez. Vetë Borrell, e kritikoi Kinën pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në muajin prill.

Disa vende të BE-së shqetësohen për rolin e Kinës dhe nisjen e një lufte tregtare, teksa të tjerë besojnë se tani është koha për të vepruar e për të mbrojtur sigurinë ekonomike të bllokut.

Brukseli dëshiron ta përcaktojë qasjen e tij ndaj Kinës, duke i balancuar shqetësimet për varësi të madhe ndaj këtij shteti, por edhe për t’i ruajtur lidhjet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur muaj më parë se qasja e BE-së ndaj Kinës është e tillë që synon më teopër shtensuionimin sesa shkëputjen, meqë blloku ende synon të bëjë tregti me Pekinin.

“Nuk ka konflikte në interesat kyçe në mes të Kinës dhe BE-së”, ka thënë Wang.

 

MARKETING