PDK: Shumica e qytetarëve i kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, u dëshmua që Kosova mundet ma mirë

PDK: Shumica e qytetarëve i kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, u dëshmua që Kosova mundet ma mirë

Blerand Stavileci nga PDK ka dalë në konferencë për shtyp sot pas rezultateve preliminare deri më tani nga KQZ-ja.

Stavileci e ka quajtur një sukses pozicionimin e PDK-së në këto zgjedhje, duke u renditur si forca e dytë më e madhe në vend.

“Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite dhe një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovës. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne dhe një mesazh i fortë për të ardhmen e vendit tonë”, tha ai.
Ndërkohë, ai tha se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie aktuale.

“Ajo që kemi parë në këtë proces është e qartë. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kesaj Qeverie. Rezultati tregon se ata kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër. Qytetarët tanë me votën e tyre treguan se besojnë se Kosova mundet ma mirë. Tash po hyjmë në fazë të re, ditët në vijim në finalizimin e rezultateve zyrtare, kryetari ynë dhe kandidati për kryeministër do të dalin me qëndrimin tonë zyrtar dhe hapat e ardhshëm.

“Ne jemi të lumtur me këtë rezultat dhe të motivuar për të cuar përpara besimin që na keni dhënë. Faleminderit secilit prej jush që votuat dhe besuat. Angazhimi për një Kosovë ma të mirë tashmë ka filluar. Procesi zgjedhor ka treguar edhe njëherë se Kosova mundet dhe duhet të bëjë ma mirë, qoftë edhe në menaxhimin e numërimit e votave, qoftë në qeverisjen e vendit“, ka deklaruar ai.

MARKETING