Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Kuvendi i Kosovës ka emëruar dy anëtarë të Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e presidentit.
Edhe më tej, në sallë vazhdon të jetë vetëm VV-ja, pasi opozita ka bojkotuar seancën.
Mirëpo, pavarësisht mungesës së kuorumit, tashmë ka nisur votimi për president të vendit.

