Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 42-të, shtetasit e RMV-së pa viza mund të udhëtojnë në 129 vende

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 42-të, shtetasit e RMV-së pa viza mund të udhëtojnë në 129 vende

Për herë të parë që nga krijimi i Henley Passport Index, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më pjesë e dhjetëshes më të mirë të pasaportave më të fuqishme në botë. Në raportin më të fundit tremujor për vitin 2025, SHBA renditet në vendin e 12-të, duke ndarë pozicionin me Malajzinë, me akses pa viza në 180 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025:

  1. Singapori – 193 destinacione

  2. Koreja e Jugut – 190

  3. Japonia – 189

  4. Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra – 188

  5. Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda – 187

  6. Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia – 186

  7. Australia, Republika Çeke, Malta, Polonia – 185

  8. Kroacia, Estonia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar – 184

  9. Kanadaja – 183

  10. Letonia, Lihtenshtajni – 182

  11. Islanda, Lituania – 181

  12. SHBA, Malajzia – 180

Rajoni i Ballkanit dhe Evropa Lindore:

  • Greqia është vendi më mirë i renditur në rajon, në vendin e 6-të (186 vende pa viza).

  • Kroacia dhe Sllovenia ndajnë vendin e 8-të (184 vende).

  • Bullgaria renditet e 14-ta (178 vende).

  • Serbiavendi i 36-të (137 destinacione).

  • Mali i Zivendi i 43-të (128 destinacione).

  • Maqedonia e Veriutvendi i 42-të (129 destinacione).

  • Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovinatë barabarta në vendin e 47-të (122 vende).

Ky renditje tregon lëvizjet e rëndësishme në fuqinë e pasaportave globale, ku vendet aziatike dhe evropiane vazhdojnë të dominojnë, ndërsa SHBA përballet me rënie të mëtejshme në pozicion.

MARKETING