Pas tre muajsh është gjetur një djalë i zhdukur nga Mavrova
Një djalë 25-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më 4 shtator, është gjetur dje në Dibër. Siç informojnë nga SPB Ohër, djali është me origjinë nga fshati Trebishtë, Komuna e Mavrovës.
“Dje në ora 13:00, gjatë kontrollit të automjetit “Opel” me targa të Shkupit, në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Dibër kanë konstatuar I.J.(25) nga fshati Trebisht, Komuna e Mavrovës Rostushë, i cili u raportua i zhdukur më 4 shtator – konfirmoi për “Fockus” SPB Ohër, përcjell Telegrafi.
“Ne kishim informacione të mëparshme për lëvizjen e mundshme të personit të zhdukur, sipas atyre informacioneve, ai është gjetur gjatë ditës së djeshme. Djali është në gjendje të mirë, nuk ka probleme, por ende nuk kemi të dhëna se ku ka qenë gjatë gjatë kohës kur ai është raportuar e zhdukur” njofton Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohrit. /Telegrafi/