Pas të martës emocionuese, Champions League sjell sot supersfidën Real Madrid – Juventus

Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas emocioneve dhe ndeshjeve të zjarrta gjatë të martës mbrëma, tani radhën e ka dita e sotme me pritshmëri të njëjta.
Vëmendja më e madhe padyshim se është te kryendeshja e kësaj xhiros mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.
Në të njëjtin orar, Liverpooli luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt, Bayern Munichu e pret Club Brugge, ndërsa Chelsea është nikoqir i Ajaxit.
Nga ora 21:00 luajnë edhe ndeshjet mes Atalanta-Slavia Praga, Monaco-Tottenham dhe Sporting Lisbona-Marseille.
Dy ndeshjet e vetme të parapara nga ora 18:45 janë ato mes Athletic Bilbao-Qarabag dhe Galatasaray-Bodo/Glimt.