Pas rënies në Ligën e dytë, pronarët e Besës tërhiqen nga drejtimi i klubit

Pas rënies në Ligën e dytë, pronarët e Besës tërhiqen nga drejtimi i klubit

Pas humbjes nga Bashkimi në ndeshjen e balotazhit, vjen një lajm jo i mirë nga Besa e Dobërdollit. Pronarët e klubit kanë njoftuar se do të tërhiqen nga drejtimi i ekipit të parë dhe se nuk do të garojnë në ligën e dytë.
“Pronarët e klubit Besa 1976 njoftojnë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të parë. Akademia mbetet fokusu i vetëm!
Pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe sakrifice për klubin tonë të zemrës, është marrë vendimi që nga sot e tutje ekipa nuk te garojë as në Ligën e dytë të RMV, fokusi do të jetë i përqendruar vetëm te akademia.
Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët. Në këtë moment ndarjeje, ndjejmë detyrimin dhe dëshirën të falënderojmë nga zemra çdo tifoz që na ka mbështetur, në të mirë e në të vështirë, çdo lojtar që ka veshur fanellën, trajnerët dhe stafin teknik, bashkëpunëtorët, sponsorët, dhe çdo individ që ka dhënë kontributin më të vogël apo më të madh në rrugëtimin tonë.
Me respekt,
Pronarët e Besa 1976”, qëndron në njoftimin e Besës së Dobërdollit.

MARKETING