Pas konfirmimit në krye të LDK-së, Abdixhiku merr një urim të veçantë nga Osmani

Pas konfirmimit në krye të LDK-së, Abdixhiku merr një urim të veçantë nga Osmani

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mbetur në krye të partisë.

MARKETING

Description of image

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar rezultatin si një fitore me peshë, transmeton Klankosova.tv.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Osmanit vjen menjëherë pasi Abdixhiku mori besimin e delegatëve në Kuvendin e LDK-së, duke ruajtur pozitën e kryetarit të partisë.

MARKETING