Pas Jasir Asanit, një tjetër shqiptar nga Shkupi mund të vishet kuqezi
Sefer Emini është futbollisti i ri që ka shënjestruar FSHF.
Mesfushori 24-vjeçar që ka lindur në Shkup luan në Superligën daneze me Sonderjyske dhe deri më tani është ndër më të dalluarit në kampionat.
Ai ka tërhequr edhe vëmendjen e Federatës së Maqedonisë së Veriut, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Emini është një lojtar që bën mirë rolin e numrit “6” para mbrojtjes, por edhe numrin “8”. Shpesh e krahasojnë me Ramadanin për nga cilësitë, i cili gjithashtu ka luajtur në Danimarkë.
Emini ka grintë dhe është luftarak në fushë, ndërsa vlerësohet edhe për pasimin e mirë dhe vizionin për lojën.
Deri tani ai ka luajtur 5 ndeshje me kombëtaret e moshave (U-20 dhe U-21) të Maqedonisë së Veriut, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren e madhe dhe ky mund të jetë një avantazh për FSHF-në, nëse lojtari thotë “po”.